Vlerësim i pasurive të paluajtshme

Home Vlerësim i pasurive të paluajtshme

Një vlerësim pasurie është një vlerë/opinion i dhënë për një pronë, për të cilën i është kërkuar një eksperti të licensuar.

Në përgjithësi, referimi për vlerësimin e një prone drejtohet nga vlera e tregut, ku të dhënat dhe informacionet duhet të grumbullohen nga institucionet e besueshme që operojnë mbi pasuritë e paluajtshme dhe të analizohen me shumë kujdes nga vlerësuesi për të arritur në një vlerë sa më reale të pasurisë. Një vlerësim mbi një pronë, nuk tregon se domosdoshmërisht ajo pasuri do të këmbehet me vlerën e dhënë.

Në cilat raste mund të nevojitet një vlerësim pasurie:

  1. Shit-blerje dhe këmbim prone.
  2. Për rastet e trashëgimisë dhe dhurimit.
  3. Në rastet e likuidimit, falimentimit ose bashkimit të kompanive.
  4. Për deklarimin e pasurisë dhe vlerën e saj.
  5. Në rastet e padive për dëmtim prone.
  6. Për bllokim, në rastet e huadhënies.
  7. Për rastet e divorceve dhe ndarjes së pasurisë ndaj partneriteteve.
  8. Tatimin mbi fitimin.
  9. Për vlerësimin e kompanive dhe korporatave.
  10. etj

 

Nëpërmjet vlerësuesve të licensuar nga Ministria e Zhvillimit Urban, ofrojmë shërbimin e vleresimit në fushën:

  1. -Tokë bujqësore,
  2. -Tokë pyjore,
  3. -Kullotë,
  4. -Livadh
  5. -Tokë të pafrytshme